Rama i hedh benzinë zjarrit të protestuesve: Kërkojnë dorëheqjen e Ardi Veliut?! Ta harrojnë!

0
33

Në një kohë kur protestat duket se do të jenë të përditshme, e qytetarëve nuk u është shuar revolta me dorëheqjen e Lleshajt, për ti hedhur edhe më shumë zjarrit benzinë ka menduar kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se të gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e Ardit Veliut duhet ta harrojnë, pasi Policia e Shtetit nuk mund të merret peng nga askush. Rama shkruan se ai nuk do të lejojë askënd të rrënojë reformat dhe punën e bërë në institucionin e Policisë.

Reagimi i Ramës:

Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!

Gjatë pasdites së sotme qytetarët kanë paralajmëruar se do të mbajnë protestë në disa vende të ndryshme, ku mes kërkesave është ajo për shkarkimin e Ardi Veliut, lirimin e të gjithë personave të ndaluar në protesta, si dhe një reformë të thellë në radhët e Policisë së Shtetit.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here