Rama paralajmëroi protestuesit/ Aurel Plasari i përgjigjet me një foto: Halabakë iu dukën edhe Çausheskut, por…

0
84

Kryeministri Edi Rama dje më 18:00 mbajti një fjalim përpara mediave për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i policisë “Ditën e Rinisë”, ku shprehu qëndrimet ndaj këtij akti dhe foli për dorëheqjen e ofruar nga  Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Rama nuk hezitoi, por sulmoi edhe  protestuesit për aktet e dhunshme në tubimet e bëra gjatë 3 ditëve të fundit nëpër qytetet e Shqipërisë.

Lidhur me qëndrimin e kreut të qeverisë, ka reaguar edhe studiuesi Aurel Plasari duke sjellë një shembull nga Rumania e vitit 1989. Sipas tij, edhe diktatori Çaushesku i quante “halabakë” protestuesit, por fundi i tij dihet tashmë.

Postimi i plotë i Aurel Plasarit në Facebook:

“HALABAKË” IU DUKËN EDHE SHOKUT CEAU?ESCU

Por ja si e gdhendi kujtimin e tyre zonja e madhe poetja Ana Blandiana:

“Kjo që po jetojmë sot dhe ajo që do të jetojmë në vjetët e në dhjetëvjetëshat e ardhshëm do të jetë vepra e atyre fëmijëve të pjellë prej nënash të dëshpëruara ngaqë qenë të detyruara t’i nxirrnin në botë, të rritur në heshtje, në frikë, në të ftohtë e në uri, të ushqyer prej prindërish të terrorizuar që u trembeshin ditë e natë denoncimeve, të kapitur pas orëve të kaluara nëpër radhët e pafundta, të edukuar prej mësuesish të poshtëruar e të detyruar të mos i thoshin ato që mendonin, fëmijë të cilët i mësonin të mos e ngrinin zërin, ta ulnin radion, ta mbulonin me pëllëmbë dorezën e telefonit, t’i shmangeshin shoku-shokut, të mos i hapeshin askujt, të mos i besonin asnjeriu. Ngjarjet që po jetojmë sot janë vepra e atyre fëmijëve të dënuar me jetë e me vetmi, dhe që, me një përçmim të pamatë për jetën që u qe dhënë pa dashje, e flakën atë mbi banakun e pamëshirshëm të historisë duke paguar me të çmimin e solidaritetit, të dashurisë, të besimit e të shpresës dhe na bënë të gjithëve të rilindim në këto Krishtlindje të përgjakta e sublime. E ruajttë të pacenuar, kjo kryqëzatë e mrekullueshme e fëmijëve të Rumanisë, lirinë e blerë kaq shtrenjtë dhe e shpëntë përpara nëpër vite, po kaq të pastër e përvëluese, deri në pjekjen e plotë të demokracisë së paprapsueshme”.

 

(E.G/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here