Ku janë “trimat” që do të digjnin Tiranën? Ngjela i papërmbajtshëm: Policia të godasë këta djegës injorantë, më qesharaku po tregohet…

0
47

Edhe pse prej kohësh nuk ka asnjë post publik, avokati Ngjela është shumë i dhënë që të shuajë në letër çdo protestë që ndodh në Tiranë.

Këtë sjellje dhe qendrim ka mbajtur edhe për protestën e qytetarëve të lirë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ku akuzon të rinjtë që po përdoren në mënyrë politike, dhe vlerëson me superlativa dhunën e ushtruar nga ana e Policisë për shpërndarjen e turmave.

Sipas Ngjelës pas protestuesve qendron presidenti i vendit Ilir Meta, që sipas tij mendon ti vërë zjarrin Shqipërisë.

Postimi më i fundit i Ngjelës:

Ku janë “trimat” që do të digjnin Tiranën dje? A e panë ata tani se çfarë ështe forca e policisë? Dy janë forcat që mbajnë të pacenuar organizimin shtetëror të një shoqërie: ushtria dhe policia. Ushtria ruan me forcën e armëve sovranitetin e shtetit. Kurse forca e policisë, është forca e ligjit.

Krerët e vandalëve, të korruptuarit e lartë të Shqipërisë se varfëruar prej tyre, siç duket kanë pasur të dhëna se policia nuk do të përgjigjej. Prandaj, dy ditë rresht u sollën sikur të ishin në vendin e pushtuar prej tyre.

Turp për ish- ministrin e Brendshëm Lleshaj që nuk u tregoi vendin keqbërësve antiligjorë dhe e frenoi policinë gjatë dy ditëve të para. Po kryeministri Rama? Ky duhet ta dijë se forca e policisë kundër keqbërësve, në një rast si ky, është dinjitet kombëtar dhe një akt që sjell ngritje real të personalitetit të individit në Shqipëri.

E patë se si përfunduan hordhitë djegëse dje, kur u doli përpara një polici profesionale, e motivuar dhe patriote deri në fund? Por edhe më shumë policë duhet të jenë në Tiranë, që t’i bllokojnë me forcën e tyre në çdo skutë, cep më cep e këmba këmbës, se janë hordhi të paguara nga krimi.

Këtu duhet të jenë, në Tiranë, të gjithë policët më të mirë të shtetit.Te këta djegës injorantë, ka vetëm primitivizëm hordhish dhe, frikë nga antikorrupsioni prej atyre që i ushqejnë. Forca e policisë, në funksion të mbrojtjes së ligjit, është dinjitet kombëtar.

Dhe më qesharaku po tregohet Meta, që si president i kësaj Republike, mendon t’i vërë zjarrin Republikës së Shqipërisë që të shpëtojë paratë dhe pronat që u ka grabitur shqiptarëve. Por ka edhe diçka: Meta ka frikë edhe nga dënimi penal.

Kot e ka, nuk shpëton dot: goditja antikorrupsion dhe kundër krimit të arganizuar që ka marrë udhë në Shqipëri, është tashmë një çështje e mbyllur dhe pa kthim.

Po sot, çfarë do të ndodhë?

Policia sot, po erdhën sërish në Tiranë lapaculët barbarë të Saliut e të Metës, duhet të mos i lejojë të pipëtijnë, po fare ama, fare.

Duhet t’i ndjekin zjarrvënësit me sistem profesional, si dje, dhe t’i arrestojnë këta keqbërës me gjeste force. Kjo është policia patriote, sepse, edhe pse kuptohet, ende nuk dihet me fakte se cilat janë forcat antishqiptare që po e ushqejnë këtë lukuni injorantesh e shkatërrimtarësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here