Misteri i shtëpisë “më të izoluar në botë”, ja pse është ndërtuar

0
36

Teori misterioze janë treguar rreth një ndërtese të vogël që besohet të jetë një nga shtëpitë më të vetmuara në botë.

Fotografitë shfaqën një shtëpi të vogël të bardhë në ishullin Elliðaey, një ishull i largët në jug të Islandës.

Disa zëra thonë se shtëpia në Elliðaey është ndërtuar nga një miliarder, i cili ka në plan të zhvendoset aty në rast se na pushtojnë zombit. Të tjerë thonë se aty jeton i izoluar një njeri fetar.

Një teori tjetër shpjegon se shtëpia është vendosur me “photoshop” në fotot e publikuara, pasi në këtë ishull nuk jeton askush që prej 300 vitesh.

Por, e vërteta e kësaj shtëpie është shumë më pak interesante sesa teoritë mbi të. Shtëpia është ndërtuar si bazë gjuetie ndaj zogjve që hanë peshqit e ishullit. Aty qëndrojnë gjahtarët për disa orë, përpara se të kthehen në banesat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here