“A janë të tuat këto postimet?”, Genc Sejko tregon momentet e thirrjes në komisariat: Më thanë është më mirë për të ty të flasësh me një avokat

0
48

Aktivisti dhe mjeshtri i memeve Genc Sejko, në një lidhje për emisionin Tempora, tregoi se çfarë ndodhi me të pas paraqitjes që bëri në ambientet e komisariatit numër 2, ku u pyet lidhur me protestën pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Sipas Sejkos, arsyeja e thirrjes në komisariat ishin postimet e tij në rrjetet sociale në mbështetje të protestave, ndërsa shtoi se i ka pranuar të gjitha ato që ka postuar, ndërsa u përball me kërcënimin e OPGJ, të cilët i kishin thënë se ishte duke inkriminuar veten.

Genc Sejko“Sot (dje) jam paraqitur pranë komisariatit nr.2 në Tiranë. Më bënë disa pyetje si një njeri që kishte dijeni mbi ngjarjet e fundit. Pasi shkova te OPGJ-ja (Oficeri i Policisë Gjyqësore) me bënë disa pyetje, ndër të cilat ishte, më treguan disa postime në Facebook dhe pyetën a janë të tuat?

Në ato postime kishte mbështetje për protestën, deklaratë që do merrja pjesë në protestë dhe një tjetër që ftoja njerëzit të merrnin pjesë në protestë. Dhe kur i thashë po këto janë postimet e mia dhe ky është Facebook-u im më thanë se në këto momente je duke inkriminuar veten sepse kjo është një kundravajtje penale për pjesëmarrje në protesta të paligjshme…”

Adriatik Lapaj: Çfarë ndodhi pas kësaj? Çfarë veprimi bëri OPGJ-ja?

Genc Sejko: Më thanë që ndoshta është më mirë për të ty të flasësh me një avokat.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here