LAJM I FUNDIT/ Rama emëron ministrin e ri të Brendshëm, zbulohet emri surprizë

0
40

Bledi Çuçi është emërimi i Edi Ramës për ministër të Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sandër Lleshajn, i cili dha dorëheqjen pas vrásjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës i Pòlicisë së Shtetit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama thotë se në vendin e Çuçit, i cili derimë tani mbante postimin e ministrit të Bujqësisë do të vendoset deputetja Milva Ekonomi.

Pavarësisht të gjitha emrave që qarkullonin, e ku thuhej me të madhe se zgjedhja e Ramës do të ishte një femër, edhe njëherë tjetër kreu i qeverisë na tregoi se i pëlqejnë riciklimet e personave, dhe rrethi i të zgjedhurve i është ngushtuar ndjeshëm.

Postimi i Ramës: 

Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë. Vijon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here