Nga përgjigjia e KAS-it te stadiumi i ri dhe sezoni i Partizanit, flet Olsi Rama: Vllazninë nuk e dënova unë, s’dua tifozë…

0
30

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama ka dhënë një intervistë për “Sport News” ditën e sotme në “News 24”. Drejtori i të kuqve ka folur për disa çështje, si ajo e KAS, tifozët, dënimi i Vllaznisë, por edhe sezoni aktual i Partizanit.

Rama gjithashtu u shpreh se dënimi i dhënë nga Federata për Vllazninë nuk erdhi nga deklarata e bërë prej tij, por shprehet se e tha atë në mënyrë që të gjitha skuadrat të jenë në pozita të barabarta

Vendimi i KAS-it- Që në momentin që pamë se situata po bëhej serioze, morëm dy firma të forta. Një avokat të Romës dhe një të Hernan Krespo. Arritëm të bindnim avokatët se çështja ishte e saktë.

Donim të vinim në vend disa rregulla të FIFA-s. Unë besoj se do fitojmë, Punë e avokatëve ishte shumë e mirë. Duke treguar të vërtetën, sesi Partizani veproi për transferimin e Çinarit. Morëm informacionin e nevojshëm, nëse kishte njoftim zyrtar nëse kishte njoftim për kalimin e Çinarit te skuadra ku pretendohet. Edhe te arbitrazhi arritën ta kuptojnë atë që kërkonim ne. Besoj se përgjigjja vjen para Krishtlindjeve ose ndoshta para vitit të ri.

Dëmshpërblim nga FIFA- Duam të fitojmë këtë çështje. Unë i kam bërë të ditur se Partizani nuk ka asnjë çështje në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Në një vend si Shqipëria nuk mund të ndodhë gjithçka. Ne jemi një klub model. Ne po bëjmë një punë të mirë edhe pa merkato. Me Dajën dhe stafin flasim rregullisht. Me marrjen e vendimit do të shikojmë ku mund të lëvizim.

Dënimi i Vllaznisë- Vendimi i Federatës nuk ka lidhje me deklaratën time. Unë e kam sqaruar, që e vetmja arsye që e thashë atë nuk kishte të bënte me ndeshjen, por me ndershmërinë, pasi siç i respekton Partizani, t’i respektojnë edhe të tjerët. Skuadrat duhet të jenë të gjitha njësoj. Do doja tifozë, por është e pamundur diçka e tillë dhe duhet të respektojmë rregullat. Nuk ishte qëllimi ime të dënohej Vllaznia, pasi ato 200 mijë lekë mund t’i merrte ndonjë futbollist që ka nevojë.

Tifozët në stadiume- Mendoj që është shumë e rëndësishme shëndeti në këtë situatë. Është shumë i rëndësishëm respektimi i rregullave që janë vendosur. Jemi në pikun e infektimeve dhe nuk mendoj se duhet të kthehen tifozët. Situata është e tillë, pasi kemi një kulturë për mosrespektimin e rregullave. Shumë njerëz flasin se çfarë ndodh në lokale dhe kjo është përgjegjësia e vetë njerëzve. Shpreh keqardhje që Vllaznia është gjobitur, por është një shenjë, që të vihen të gjitha ekipet në barazi. Marrëdhënia me tifozët është shumë e mirë. I kthej mbrapsht kur duan të kthehen në stadium. I falënderoj që na ndjekin në transferta.

olsi-600×450

Sezoni aktual- Deri tani është një sezon shpresëdhënës. Ka të bëjë me vendosjen e një disiplinë si jashtë dhe brenda fushe, Kemi parë një Partizan, që në shumë ndeshje ka luajtur mirë. Sezon pak anormal, përveç mungesës së tifozëve, ishte edhe bojkoti, i cili i lodhi së tepërmi lojtarët. Janë zhvilluar 8 ndeshje, të cilat kanë pasur luhatjet e tyre, por ekipi ka treguar se di të luajë dhe mund të luajë. Asnjë ndeshje nuk i ngjason tjetrës. Ne bëjmë garë me veten tonë që të përmirësohemi ende. Nëse del një ekip që është më mirë, ne i japim dorën.

Objektivi- Objektivi nuk vendoset nga KAS. Objektivi është të futemi në fushë dhe të japim maksimumin.

Stadiumi i ri- Mezi presim të nisin punimet. Kanë ngecur për disa kleçka burokratike. Duhet të fillojnë menjëherë punimet për kanalizimet. Sapo të rifillojnë punimet do të fillojë edhe shtrimi i terreneve. Do doja që të kishim filluar, pro shpresoj që të paktën disa ndeshje të këtij sezon, t’i zhvillojmë aty.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here