Rama mungoi në fjalimin e Vjosa Osmanit në Kuvend, Berisha bën komentin epik për bojkotin e kryeministrit

0
41

Ish kryeministri Sali Berisha pas takimit të zhvilloi me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka refuzuar rezolutën e mosnjohjes së genocidit serb ndaj Kosovës.

Berisha po ashtu ka komentuar edhe mungesën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Kuvend gjatë fjalimit të Vjosa Osmanit, ku tha se e nderoi me mungesën e ti, pasi ai vetëm nxin.

Gazetarja: Kryetari i PD-së tha se do ta votoni rezolutën në Kuvendin e ri pas zgjedhjeve të reja ndërkaq ju thatë që Edi Rama e ka refuzuar.

Berisha: E ka refuzuar ai. Ishte fjala në rezolutë dhe fjala u hoq. Unë nuk kursej Tualant Ballën, të jeni të sigurt ju, se kursej fare por ta fajësoi atë për atë që nuk e ka nuk mund ta bëj. Sepse fjala u hoq para votimit dhe ajo fjalë nuk mund të hiqej kurrë pa urdhrin e Edi Ramës. Pavarësisht konsideratës që kam unë për ta, ato e vunë fjalën genocid dhe e hoqën në momentin e fundit, sepse e urdhëroi Vuçiç Edi Ramën.

Gazetarja: Si e konsideroni mungesën e kryeministrit Edi Rama dje gjatë fjalës së presidentes Vjosa Osmani në Kuvend?

Berisha: E nderoi me mungesën e tij. Ai nxinte e nderoi me mungesën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here