Nuk ka mbushur as një javë në krye të Ministrisë së Brendshme, kërkohet dorëheqja e Çuçit (Arsyeja)

0
62

Pasditen e sotme ndodhi shoqërimi me dhunë i disa anëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nga ana e policisë së kryeqytetit. Një veprim për të cilin nuk u dha një komunikatë zyrtare se për se u bë ky ndalim.

Në lidhje me këtë veprim të efektivëve ka reaguar dhe zëvendëskryetari I LSI-së Petrit Vasili, i cili dënoi me forcë aktin e rëndë dhe kërkoi dorëheqjen e ministrit Çuçi, nëse ky ka dhënë një urdhër të tillë.

Postimi i plotë: Çuçi ose Veliu duhet te largohet menjehere!

Ministri Çuçi te largohet dhe te jape doreheqjen per aktin banditesk te ndalimit nga policia te Anetareve te Aleances per Teatrin.

Ne se ky Minister nuk e ka dhene nje urdher te tille dhe nuk ka dijeni per te duhet te distancohet dhe te shkarkoje menjehere Drejtorin e Pergjithshem te Policise dhe te gjithe te implikuarit ne ke te ceshtje.

Ne rast se e kane bere bashke atehere populli ka te drejte te kerkoje shkarkimin e te Çuçit dhe Veliut ne menyre te menjehershme.

Shikoni ne videon ne link gjuhen prej rrugaçi qe perdor policia e Edi Rames

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here