Ramën e presin me llokume, karamele dhe kritika/ Kryefamiljari i ankohet për ujin, kreu i qeverisë: Do ngrofet po mbaj mirë nusen, se ju të PD-së…

0
65

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Shijak, ku i ka dhuruar çelësat e banesave, disa familjeve që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e vitit të kaluar. Siç është bërë e zakonshme në këto takime, Rama bën batuta me qytetarët, ndërkohë që ata e qerasin me çfarë tiu gjendet në banesë, karamele, raki apo pije me gaz.

Në një prej banesave, liderin e pritën dhe me lule, edhe as më pak dhe as më shumë se më e moshuara e shtëpisë, e cila ishte ngritur në këmbë për ardhjen e tij nga Tirana.

“Jam e fortë se më ke bërë ti të fortë”, i tha zonja kryeministrit dhe i dhuroi lulet, ndërsa Rama ia ktheu “Shumë faleminderit se këtë lulen e kemi të partisë sonë.” Më tej, ai vazhdoi batutat me banorët e tjerë, të cilëve u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja.

“Nuk e besojshe ee, apapapa. (Futen në shtëpinë e radhës). Ti mbas meje, mbas meje ti. Dritan të lutem lyerjen e këtyre cepave, se ky është demokrat. Se ashtu e mban ky, vetëm me prish dinë këta”, tha Rama, ndërsa kryefamiljari dhe të tjerët nisën të qeshnin.
Teksa dalin nga shtëpia, Rama i kërkon kryefamiljarit të mbajë mirë bashkëshorten sepse pa të, sipas kryeministrit, “është si shtëpia e vjetër”.

“Ta gëzoni edhe mbaje mirë këtë. Ta mbash se pa të je si shtëpia vjetër ti”, tha Rama, ndërsa kryefamiljari ia ktheu “Nusen ee? Atë e mbaj unë.”

………

Rama: Ku je ti mo i PD? Ndaj ta kemi bërë të verdhë që të të vijë cik drita të kthjellohesh icik. Hajde more shife banjën, çfarë banje të kemi bërë.

Qytetari: Ujë të ftohtë

Rama: Do ngrofet dhe uji. Edhe ta mbash mirë nusen se pa këtë ti je si shpia e vjetër. Do ulem dy minuta tani, sa për gëzuar. Hajde se këta demokratët e Shijakut i dua shumë, mezi i kemi. Po nuk e besoshe ë?

Qytetari: Në botë…

Rama: Si i bëhet tani?

Ndërsa i dorëzoi celësat një gruaje të moshuar, Rama mori dhe një “dhuratë” prej gruas.

“Faleminderit se këtë lule e kemi dhe të partisë sonë”, i tha Rama, ndërsa e moshuara ia ktheu “po pranej e kam mor”.

“Me këmbën e djathtën të lutem, këmba e djathtë zemra e majtë”, i sugjeroi kryeministri gruas kur futej për herë të parë në banesën e re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here