Dhuna ndaj aktivistëve, sot do të organizohet protestë në orën 18:00 para Ministrisë së Brendshme

0
46

Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar se ditën e sotme do të protestojnë në orën 18.00 para Ministrisë së Brendshme pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj aktivistëve.

Budina tha mbrëmë se “Shoqërimi ishte shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Në orën 18.00 do të protestojmë para Ministrisë së Brendshme.”

Ndërsa Ergys Mërtiri, i cili filmoi gjithçka tha se janë dhunuar dy persona në mënyrë brutale pa asnjë arsye apo shkak.

Sipas Mërtirit, arsyeja e vetme përse e shoqëruan në polici ishte për ti fshirë videot se ishin prova që tregonin dhunën e efektivëve.

“Janë dhunuar vetëm dy persona. Ishte dhunë brutale, e egër.

Unë jam marrë në polici dhe kur i pyesja se për çfarë po më merrnin, thonin ta shpjegojmë në komisariat. Nuk ma tregonin, ndërkohë që më kishin marrë telefonin me dhunë dhe kur shkova në komisariat, më dhanë telefonin dhe më nxorën. Aty vura re se videot e mia janë fshirë. Ka shpëtuar vetëm një video ku Donaldi ishte live në faqen e Aleancës.

Njëri thoshte që e kam krahun e lënduar, ndërsa ata ia përthyenin më keq. Po mos të isha unë, kushedi çdo i kishin bërë dhe u afrova ti pyes se përse po e merrnin qytetarin. Kur shkova unë, më thanë provoje se do ta pësosh dhe ti. Më pas erdhën të tjerë nga Aleanca dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Videot u fshinë sepse tregonin të gjithë brutalitetin e policisë, si kërcënonin të tjerët përreth, si godisnin. Ishte për të shmangur provat e egërsisë së tyre.

Unë kështu e mendoj se nuk ka asnjë arsye pse duhet të merresha në polici. I thashë që jam gazetar dhe kam të drejtë.

Ky shtet është policor dhe janë shenjat e një shteti që nuk janë në shërbim të qytetarit, por duke ushtruar një detyrë politike për të bërë zap qytetarët,”-tha Ergys Mërtiri./TPZ.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here