Bieta Sulo dhe Alban Dudushi flasin si asnjëherë më parë: Ne nuk e shikojmë njeri tjetrin si burrë dhe grua, kemi plane për një fëmijë tjetër

0
27

Në një intervistë për Living, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo folën për planet për t’u bërë sërish prindër. Bieta rrëfeu se ka shumë dëshirë që të kenë edhe një fëmijë tjetër.

“Madje do të kisha dashur tre fëmijë, por meqë e kemi nisur vonë, i them Albanit, po e bëjmë me hile. E nisim numërimin nga Joelle. Po të mos kisha këtë ngarkesë pune, do ta kisha nisur tani beben e dytë. Do të doja të ishte vajzë, por kam një bindje që do të jetë djalë, sepse e shoh veten nënë djemsh.” “Në përgjithësi eci me moton “happy wife, happy life” (grua e lumtur, jetë e lumtur). Në këtë lloj kuptimi, edhe unë jam dakord, vetëm se duhet të përshtatim gjithçka me impenjimet tona, por dëshira nuk na mungon. Një fëmijë tjetër, një bekim më shumë,” tha Albani.

Sekreti i marrëdhënies së tyre është fakti që nuk ngatërrojnë punën dhe shtëpinë. Çifti nuk e konsideron veten “burrë dhe grua”.

“Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh. Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur,” tha Dudushi. “Ka edhe një sekret tjetër. Në punë nuk kemi bërë kurrë biseda shtëpie dhe në shtëpi nuk bëjmë biseda pune,” shtoi Bieta.

Bieta u ndal edhe te marrëdhënia me Joelle, vajzën e Albanit. “Fundjavave dhe për pushime, Joelle është gjithmonë me ne. Edhe në periudhën e karantinës ishte me ne. Fakti që edhe pushimet i kalon me ne, besoj se ndihet mirë. Edhe me Kroin është shumë e lidhur, bëjnë kokoshka të dy, fusin Charlie-n [qenin] në mes dhe shohin filma bashkë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here