E pranon Balluku: Pezullohet tenderi për aeroportin e Vlorës, kjo është arsyeja pse

0
65

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku tha sot se është pezulluar tenderi për Aeroportin e Vlorës për shkak se një prej operatorëve ka ankimuar tenderin.

Sipas Ballukut kjo është një e drejtë që e ka çdo kompani, dhe nuk mund të mohohet nga qeveria. Ministrja tha se kjo periudhë kohe do të përdoret nga qeveria për të parë më mirë ofertat.

Mësohet se një nga 2 kompanitë fituese (Global Technical Mecanics) të koncesionit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ka ankimuar tenderin më 21 dhjetor të këtij viti ndërkohë që gara mbyllej zyrtarisht më datë 23 dhjetor pas një shtyrje 9 mujore për shkak të pandemisë.

Ky ankimim do të zgjasë edhe procedurën tenderuese, pasi Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk mund të shqyrtojë asnjë nga ofertat e bëra pa u shpallur vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik lidhur me ankimimin.

Praktikisht ky ankimim do të zgjasë në kohë edhe shpalljen e fituesit që ishte parashikuar të bëhej i ditur në mes të muajit janar 2021. Në ditën e rihapjes së tenderit Ministrja Belinda Balluku tha se pas mbylljes së garës do duheshin dy javë për të shpallur ofertën fituese. Arsyet e ankimit të tenderit nuk janë bërë të ditura, por shkak mund të jenë bërë kriteret e vendosura në tender. (E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here