“Kjo Krishtlindje nuk është e zakonshme”, Basha uron besimtarët e krishterë: Pas errësirës, vjen drita

0
25

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për vigjiljen e Krishtlindjes duke dhënë mesazhin e rëndësishëm që pas errësirës, vjen drita. Për këtë i referohet situatës së pandemisë pasi të gjithë njerëzit janë të detyruar që të festojnë Krishtlindjen pa njerëzit e tyre të dashur për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

Lulzim Basha: Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara!

Kjo Krishtlindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë. Por në të njëjtën kohë, kemi patur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë.

Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita. Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë.

Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here