I dhuroi dy shishe birrë, Buffon “thumbon” Messin: Faleminderit, por…

0
50

Leo Messi dhe Gigi Buffon janë dy nga kampionët më të mëdhenj të futbollit dhe shpesh e kanë sfiduar njëri-tjetrin, madje edhe me një finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2015.

Bilanci i portierit të Juventusit me katalanasit është në të gjitha aspektet pozitiv, por sigurisht një lojtar si Messi i cili ka shënuar më shumë se 700 gola në karrierën e tij, gjithashtu ka mposhtur edhe Buffon, ndaj i dha një dhuratë shumë të veçantë portierit të Juventusit.

Një markë e famshme e birrave ka vendosur të japë disa birra për të gjithë portierët që kanë pësuar gola nga Messi dhe midis tyre është edhe Buffon i cili pësoi dy në sezonin 2017-2018 gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të Champions League me Barcelona, ​​e cila fitoi 3-0.

Leo shënoi golat e 514 dhe 515 të karrierës së tij me katalanasit te Buffon, i cili si Oblak i Atletico Madrid dhe Kepa i Chelsea morën këtë dhuratë të veçantë. Në profilin e tij në rrjetet sociale, ish-kapiteni i ekipit kombëtar tregoi dhuratën, por me shaka tha se nuk dëshironte më dhurata të këtij lloji:

”Ende i mbaj mend këto dy gola sepse më bënë të vuaj shumë. Ata lejuan që Barcelona të na mundë 3-0 dhe për këtë arsye kalova një natë të keqe. Por nuk mund të mos njoh madhështinë e Lionel dhe Barcelona sidomos atë mbrëmje. Dëshira e vetme që kam është që koleksioni im të mbarojë këtu. Ok Lionel? Të lutem, jam duke shpresuar te t’i. Dy janë të mjaftueshme dhe dalin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here