Iku beqaria! Shpat Kasapi zyrtarizon lidhjen me partneren e tij, Selvijen (FOTO)

0
21

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë. Ata kanë organizuar një ceremoni private me familjarët e tyre dhe kanë shkëmbyer unazat me njëri-tjetrin. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai ka publikuar në Instagram një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre. “24 dhjetor 2020”, ka shkruar Shpati përkrah fotos. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth fejesës, por kishte paralajmëruar prej kohësh se do e zyrtarizonte lidhjen me bukuroshen brune.

Para pak ditësh këngëtari publikoi dhe foton e parë me partneren e tij. Në foto Selvija shihej e ulur në prehërin e Shpatit, ndërsa ai dukej shumë i dashuruar.

“Të premtoj se do ta ‘trajtoj’ me kujdes zemrën tënde dhe do ta mbush atë me dashuri!”, shkroi këngëtari përkrah fotos me partneren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here