Justina Aliaj rrëfen betejën me COVID: Në spital ishte jetë a vdekje!

0
66

Këngëtarja Justina Aliaj ka rrëfyer betejën e vështirë me COVID-19. Ajo tha se gjendja e saj u përkeqësua për shkak se fillimisht dyshoi se ishte sëmurë me grip, pas konsultës me mjekun përmes telefonit.

Në një intervistë në Abc news, Justina Aliaj tregon se pas dy javësh nga shfaqja e shenjave të para u shtrua në spitalin Infektiv. Aliaj e ka konsideruar periudhën e qëndrimit në spital “luftë për jetë a vdekje”.

“Ishte një pakujdesi sepse mendoja se kam grip dhe pas dy jave rashë përtokë. Për fatin e mirë ika nga hoteli sepse e kuptova që nuk isha mirë. U gjenda mes njerëzve që më prisnin dhe mendoja se isha me grip. Nuk kisha bërë tampon sepse mora në hotel në telefon dhe doktorët më thanë që ke grip. Më pas u gjenda në spital. Në spital është luftë për jetë a vdekje. Unë aty kam dhënë shpirt. Jetova me ata. I di emrat atyre që kisha në dhomë.”, u shpreh ajo.

Aliaj u shpreh se deri para dy ditësh ka qenë në terapi dhe gjithashtu thekson se i ka sjellë dëme të mëdha fakti që nuk ka shkuar në kohë në spital.

Terapia e oksigjenit ka vazhduar deri para dy ditëve. Ka sjellë dëme të mëdha fakti që nuk kam shkuar në kohë. Pasojat janë këto por falenderoj zotin që ma fali. Dua t’i rri larg njerëzve të mi për këto festa. E mora këtë mësim. U“dogja” dhe mbi të gjitha shoh të tjerët që më shohin me frikë.  Të gjithë më përshëndesin por në fund fare unë rri larg”, tha ajo./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here