‘Gjithë’ Shqipëria u dynd në Korçë për Krishtlindje, Policia gjobit me shumën e majme pronarët e tre lokaleve

0
40

Tri raste shkeljesh të masave të COVID janë evidentuar nga Policia te bizneset e lokaleve në Korçë.

Ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy biznese në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu në fshatin Dardhë të Korçës, u konstatua 1 tjetër biznes, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Evidentohen 3 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë. Ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme dhe konkretisht përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy subjekte në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu në fshatin Dardhë, Korçë, u konstatua 1 tjetër subjekt, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ. Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7. Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here