Xhemi flet për raportin me aktorët dhe Enedën: ‘Provova të ishim shoqe, por s’ishte e thënë’

0
23

Xhemi Shehu u shfaq fillimisht në “Portokalli”, në vitin 2006, së bashku me Amarda Toskën dhe Agron Llakajn dhe qëndroi aty për një sezon. Më pas, u rikthye në mars të 2015-ës, dy muaj pasi kishte lindur Gabrielin, djalin e dytë. Për një kohë, treshja Xhemi, Eneda, Salsano, e ndanin skenën bashkë.

Duke qenë se mes saj dhe Salsanos është vënë re gjithnjë një kimi skenike, Xhemi e pohon këtë për revistën WHO:

“Po, është e vertëtë, kam pasur kimi me Salsanon, veçse s’mund të them që në javët e para. Por u lidha më shumë pasi iku dhe Eneda për në Eurovizion. Atëherë patëm më shumë mundësi që të punonim me njëri-tjetrin dhe u bëmë shokë të ngushtë”.

Pyetur për marrëdhënien me Enedën, ajo thotë se “ka tentuar të jetë shoqe, por s’ishte e thënë”. “Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nuk e kam asgjë, sepse nuk besoj që do punoj ndonjëherë më me të”.

Xhemi flet dhe për miqësitë e tjera që ka krijuar në Portokalli.

“Shkoj shumë mirë me Salsanon, me Gazin, me Ledion. Tani unë mirë shkoj me të gjithë, që të kuptohemi, por me këta pak më shumë. Pastaj dhe me Albana Perhatin, Algionën edhe me Flor Binajn, me të cilin kam pasur më tepër marrëdhënie kur kam qenë në sezonin e parë fare. E njoh më përpara se Gazin, se Salsanon, por tani nuk është se bëhemi shumë”, thotë ajo për WHO.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here