Tirana vijon të vuajë trafikun e rënduar edhe në ditë pushimi.
Fotot e mëposhtme tregojnë një situata thuajse apokaliptike me makinat që krijojnë kilometra rradhë për të hyrë apo dalë nga kryeqyteti.
Moti i keq dhe reshjet e shiut e rëndojnë akoma më shumë situatën.
Qytetarët kanë apeluar disa herë për një zgjidhje, pasi në këtë mënyrë nuk arrijnë dot të menaxhojnë kohën dhe as të përballojnë shpenzimet. Ndërsa Bashkia e Tiranës është përgjigjur me bllokim dhe ngushtim rrugësh.
Pamje nga autostrada Tiranë-Elbasan, pranë TEG
/a.r,OraNews