Nga planet për martesë tek sherri me Nora Istrefin, flet Leonora Jakupi: Ka bërë një gabim të madh

0
63

Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi ka zbuluar emrin e personazhit publik shqiptar që e konsideron “mik/mikeshë për kokë” dhe emrin e personazhit që nuk do i fliste apo nuk i flet me gojë. Si personazhin “mikeshë për kokë” Leonora zgjodhi të përmendte këngëtaren Jehona Sopi, ndërsa emrin e personazhit që nuk do i fliste zgjodhi Nora Istrefin.

“Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- u shpreh Jakupi nw emisionin ‘Shiko kush luan’. Këngëtarja e shumë HIT-eve u vendos përballë një interviste mjaft speciale ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës.

Nëpërmjet përgjigjeve të Jakupit zbuluam shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj. Me anë të këngës “Zemra të kërkon”; Leonora na zbuloi se tashmë e ka gjetur të duhurin; gjithashtu na zbuloi se ai nuk i ka dhuruar diamante, nga kënga “Diamant”.

“Pa asnjë dyshim” që do të kemi një dasmë në vitin 2021; pasi 2020 ia prishi planet për martesë. Të paktën Leonora dëshiron dhe shpreson të bëjë një dasmë vitin që vjen, por jo tradicionale. Sipas Leonorës nëse në lidhje nuk ka dashuri, respekt dhe komunikim i vjen fundi, nga kënga “Ky është fundi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here