Edi Rama shkárkôn dy ministra të qeverisë

0
34

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një lëvizje të beftë dy ditë përpara mbylljes së këtij viti, ka bërë dy lëvizje në qeveri, në Ministrinë e Mbrotjes dhe në atë të Europës dhe Punëve të Jashtme. Rama ka lëvizur Olta Xhaçkën nga Ministria e Mbrojtjes te ajo e Europës dhe Punëve yë Jashtme, duke nxjerrë jashtë loje Cakajn, ndërsa në krye të mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi.

Njoftimi i Ramës:

Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here