Largimi i Cakajt, reagon Presidenca: Dorëheqjen duhet ta japë Edi Rama

0
61

Në një kohë kur Edi Rama ka njoftuar dy ndryshime në qeveri, vjen dhe reagimi i Presidencës. Në një komunikim me Fax News, burime nga presidenca bëjnë me dije se dorëheqjen nga posti i Ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme duhet ta japë Edi Rama dhe jo Gent Cakaj, i cili ka qenë thjesht ushtrues i detyrës.

Cakaj nuk ka qenë asnjëherë i dekretuar nga ana e presidentit Meta në postin e Ministrit të Jashtëm, dhe këtë detyrë derimë tani ligjërisht e mbante vetë kryeministri Edi Rama. Për të emëruar Xhaçkën tashmë në këtë pozicion, vetë Rama duhet të bëjë me dije dorëheqjen e tij.

Gjatë mesditës së sotme, kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Gent Cakajt, nga posti i Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, duke e zëvendësuar atë me Olta Xhaçkën. Në vendin e kësaj të fundit në ministrinë e Mbrojtjes do të emërohet Niko Peleshi, për të cilin ky post është një rikthim në qeveri pas disa vitesh.

Mbetet për t’u parë nëse Meta do ti dekretojë shpejt këto ndryshime në qeveri, siç bëri në rastin e emërimit të Bledi Çuçit në postin e Ministrisë së Brendshme, dhe të Milva Ekonomit të Bujqësia.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here