“S’dilja me javë të tëra dhe isha e zverdhur gjithë kohës”, Alesia Bami s’e paska përjetuar aspak mirë famën në fillimet e saj! Tregon kush e nxori nga ‘periudha e errët’

0
28

Pas Nevina Shtyllës edhe Alesia Bami ka folur se si e ka përjetuar përballjen me famën në fillimet e saj.

Gjatë intervistës në rubrikën “N’fermë”, në “E diell”, Alesia hapi zemrën për publikun dhe tregoi se nuk e kishte përjetuar mirë famën në fillimet e saj dhe situata ishte bërë aq e vështirë, sa ajo ishte mbyllur me javë të tëra në shtëpi.

Mirëpo, personi që e kishte ndihmuar ta kalonte këtë situatë dhe i kishte dhënë më shumë besim, ishte babai i Alesias.

Ai e kishte këshilluar të ndiqte zemrën dhe të mos dëgjonte askënd, pasi e dinte mirë çfarë vajze kishte.

“Kur kam qenë 14-vjeç, kur ishte boom-i i parë, ishte shumë e vështirë ta menaxhoja të gjithë vëmendjen e marrë nga njerëzit. Unë e përjetova keq. Isha mbyllur në shtëpi, nuk dilja për një javë të tërë dhe rrija e zverdhur tërë kohës, qaja dhe më bëri habi babi, që vjen, më shtrëngon dhe më thotë: ‘Hejj, unë e di ça vajze kam, e di që ti nuk do gabosh kurrë, prandaj ndiq rrugën tënde dhe mos mendo për asgjë.’ Realisht më ka surprizuar shumë dhe ishte një moment shumë prekës”- rrëfeu moderatorja.

alesia bami1Alesia Bamialesia-bami1Alesia Bami1231alesia bami3alesia bamialesia-bami3Alesia Bami12311alesia-bami-1-1alesia bami2alesia bami2alesia bami1alesia bami2alesia bami7alesia bami5alesia bami6

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here