Shembull për mos t’u ndjekur/ Në krye të Komitetit të Ekspertëve, Rakacolli shfaqet në rrugën e Tiranës duke shkelur me dy këmbë urdhërat që nxjerr vetë (Foto)

0
26

Që prej mesit të muaji Tetor mbajtja e maskës në çdo hapësirë publike është bërë e detyrueshme, edhe pse vendimi i Komitetit të Ekspertëve u prit me polemika nga vetë qytetarët. Por u pëlqen apo jo, shumë prej qytetarëve e mbajnë maskën, edhe pse jo në mënyrën e duhur, ndoshta edhe për ti shpëtuar gjobave të punonjësve të Policisë, të cilët mund ti ndeshësh në çdo cep lagjeje.

Por vetë ajo që ndodhet në krye të grupit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, që del çdo javë në ekran duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së maskës, është shfaqur pa të në rrugët e kryeqytetit. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, Rakacolli e cila shihet krah për krah me një zonjë tjetër, nuk mban maskë, për arsye që nuk dihen.

Të njëjtat eksperte dalin në ekran për të dhënë shembullin e tyre me maskë, edhe pse janë të vetme në dhomën ku bëjnë lidhje skype, ama nëpër rrugët e kryeqytetit ku popullimi është i madh, ato dalin tërësisht të ekspozuara.

Nuk dimë se cili është justifikimi i zëvendësministres, por siç e kanë zakon politikanët në Shqipëri të marrin shembuj nga jashtë, me etiketimet ”ndodh në të gjithë botë”, minimumi që do të bënte një zyrtar i jashtëm është të kërkonte ndjesë pas kësaj fotoje.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here