Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Twitter se Shqipëria ka dakordësuar marrëveshjen me kompaninë Pfizer për të nisur vaksinimin në janar 2021. Ai e ka quajtur të papranueshëm mungesën e mbështetjes së BE-së për Ballkanin.
“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!
I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, shprehet Rama në Twitter.