Shkodrani Fatmir Bashli në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” mes humorit dhe batutave komentoi gjithashtu dhe protestën e mbajtur para disa javësh, ku iu vu flaka dhe selisë së Partisë Socialiste në Shkodër.
Ndërsa Enkel Demi iu drejtua duke i thënë se Rilindja ka bërë gjëra të mira për qytetin verior dhe se “ju e doni shumë se ndezët selinë”, Bashli iu përgjigj: ” Shyqyr që u dogj, se morëm vesh se ka seli Partia Socialiste në Shkodër.” /abcnews.al