“Fundi i këtij viti të padëshirueshëm”, gruaja uron 42-vjetorin e martesës pasi Zef Deda mposhti Covidin: Kaluam jetë plot gëzime e mundime

0
59

Rozi Deda, bashkëshortja e aktorit të madh të skenës Zef Deda i ka kujtuar bashkëshortit se pikërisht në ditën e ndërrimit të viteve festojnë përvjetorin e martesës.

Ditën e sotme, ata mbushin plot 42 vjet martesë, ndaj Rozi i bën një mesazh publik aktorit Zef Deda, i cili pak muaj më parë kaloi edhe Covidin.

“Sot më 31 Dhjetor fundi i këtij vitit të padishrushem, kemi 42 vjetorin e martesës tonë, një jetë plot gëzime e mundime e dëfrime, dashuri, punë për të rritur  familjen tonë të dashur, të lumtur e të shëndetshme kjo eshtë një lumtuni për ne. Me keto dy gota ju pershendesim  Gezuar Gezuar”, shkruan Rozi Deda në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here