Viti i Ri në karantinë, disa ide si të festoni brenda shtëpisë

0
23

Covid-19 ndryshoi jetën tonë 360 gradë në çdo drejtim. Padyshim që të gjithë e kanë hasur në rrjetet e tyre sociale shprehjen e famshme “Janar, Shkurt….. Karantinë….Dhjetor”, pra jemi në dhjetor dhe festat e fund vitit  trokitën.

Ndryshe nga herët e tjera këtë vit nuk mund të festojmë me miqtë tanë apo njerëzit e dashur, kjo për shkak të masave të vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapes së virusit COVID-19.

Ndoshta disa prej nesh e kanë bërë tradit ta presin ndërrimin e viteve jashtë shtëpisë, por këtë vit është e pamundur.

Megjithatë, mos u shqetësoni, gjithmonë ka një ide se si të festoni ndërrimin e viteve edhe pa dal nga shtëpia.

Më poshtë do të gjeni disa ide.

1- “Gjueti” dhuratash: fshehja e dhuratave në pjesë të ndryshme të shtëpisë, madje dhe në kopësht do të krijojë emocion në gjetjen e tyre

2 – Dilni për një shëtitje me familjen tuaj para orës policore 20:30

3- Party virtuale, me miqtë apo të afërmit

4-  Dekoroni shtëpinë tuaj në atë lloj mënyre që t’ju krijohet ideja se ndodheni në lokal

5- Përgatitja dhe paketimi i dhuratave bashkë më fëmijët tuaj

6- Bëni një “festival” karaoke në shtëpi me familjarët tuaj

7- Këtë vit përgatiteni të gjithë sëbashku tryezën e Vitit të Ri

8- Pas konsumimit të darkës, uluni dhe ndiqni programin tuaj të preferuar, ose tregoni historitë tuaja të parapëlqyera/Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here