Xhemi Shehu nuk i ka shpëtuar Covidit, deklarata e mbrëmshme tregoi gjithçka

0
24

Mbrëmjen e djeshme dy shoqet e pandara Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani zhvilluan një video live në Instagram për të uruar ndjekësit e tyre për Vitin e Ri. Gjatë live Arbana e pyet Xhemi se çfarë ka gatuar për darkë dhe me humor ajo shprehet “Sonte pres të më ftojë ndonjë.”

Më pas bukuroshja bjonde tregon se natën e Vitit të Ri e ka festuar dy ditë para datës 31 në shtëpinë e saj ku ka patur disa të ftuar. Prit, të ftuar? Po, të ftuar që e kanë kaluar Covid-19, ashtu si Xhemi. Të paktën kështu na tha ajo.

“Kisha njerëz për darkë, njerëz që e kanë kaluar Covid-in, si puna ime.”- u shpreh ajo. Megjithatë, moderatorja nuk ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj, pasi kjo ishte hera e parë që ajo tregonte se ka qenë e infektuar.

Deri tani janë të shumtë personat publik që nuk i kanë shpëtuar dot koronavirusit, teksa ky i fundit nuk i ka kursyer as shumë figura të shquara. Nga ana tjetër, kujtojmë se Xhemi është tërhequr prej muajsh nga ekrani…përfundimisht. në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka treguar se nuk ka ndërmend të rikthehet më në televizion dhe se tashmë do i përkushtohet plotësisht familjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here