Vatikani pritet të nisë vaksinimin ndaj koronavirusin me Pfizer, sigurohen frigoriferët

0
28

Në mesin e mujit janar shteti i Vatikanit pritet të nisë vaksinimin ndaj COVID-19 për 450 banorët rezidentë që jetojnë aty, përfshirë Papa Françeskun.

Sipas mediave të huaja, vaksinimi mund të nisë në gjysmën e dytë të janarit, me të gjitha gjasat me vaksinën e Pfizer-BioNTech.

Aktualisht Vatikani ka siguruar frigoriferin e përshtatshëm teksa vaksinimi do bëhet në pika vullnetare.

Ndërkohë vaksinimi do të përfshirë edhe gjithë punonjësit që shërbejnë në Vatikan, por që punojnë në Romë. Kujtojmë se Vatikani është vendi i vogël në botë, por mund të bëhet i pari që vaksinon gjithë popullsinë për shkak të numrit të ulët të banorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here