Xheni dhe Arbana e nisin 2021-shin me sherr, ‘zihen’ që në kafen e parë me njëra tjetrën

0
25

Dy moderatoret, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë një shoqëri prej shumë vitesh. Dy mikeshat ndajnë shpesh në rrjetet sociale momente ku shfaqen së bashku dhe kanë treguar se miqësia e tyre është shumë e fortë edhe përtej ekranit.

Arbana dhe Xhemi kanë vendosur të takohen për herë të parë për vitin 2021,  por në të njëjtën kohë ka ndodhur edhe sherri i parë për këtë vit.

Xhemi ka treguar se si çdo herë, Arbana vonohet në takime dhe kjo ka qenë arsyeja pse janë zënë.

Biseda në rrjetet sociale:

Arbana: Kafja e parë për 2021.

Xhemi: Edhe sherri i parë për 2021, por nuk do ta tregojë.

Arbana :Sherr kot. A zihet njeriu pse vonohesh?

Xhemi: Sigurisht që zihet njeriu pse vonohesh se shkoj në parkim, paguaj parkim kot dhe duhet të dal nga parkimi se kjo nuk erdhi kurrë.

Arbana: T’i paguaj dikush ju lutem Xhemit parkimin.

Xhemi: Dhe jo vetëm.

Pavarësisht të gjithave ato vazhdojnë ta mbështesin njëra-tjetrën dhe të forcojnë shiqërinë e tyre shumëvjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here