I izoluar prej një viti në shtëpi me gruan/ Adriano Celentano tregon frikën nga Covid-19 dhe vendimin që ka marrë për vaksinën

0
37

Këngëtari i njohur italian Adriano Celentano ka theksuar së fundëmi se ka frika nga COVID-19, dhe për këtë shkak ai ka qëndruar i izoluar në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij, Claudia Mori, për një vit.

Italiani 82 vjeçar zbuloi lajmin gjatë një bisede telefonike me “Domenica In”, ku dha mendimin e tij edhe për vaksinën.

Ai tha se është i gatshëm të bëjë vaksinën anti-COVID.

“Unë dhe Claudia jemi mbyllur praktikisht prej gati një viti në shtëpi… Vaksina? Nuk e kam bërë kurrë por jam dakord ta bëj tani,”- u shpreh këngëtari.

Ndërkohë që pandemia ka prekur të gjitha vendet e botës, duke sjellë vdekje të shumta dhe krizë ekonimike, kanë dalë vaksinat e para anti-COVID që disa shtete kanë filluar që ti aplikojnë.

Ndërkohë njerëzit nuk janë të detyruar të vaksinohen, por vetëm vullnetarisht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here