Boksieri shqiptar Florian Marku nuk do ta zhvillojë ndeshjen e parashikuar për në muajin Janar dhe shkak për këtë është bërë rritja e rasteve të koronavirusit të ri në Britaninë e Madhe.
Lajmin e ka bërë me dije vetë boksieri përmes një postimi në Facebook, ku thekson se ndeshja e 30 Janarit do të riplanifikohet për një datë tjetër. Datë kjo e cila nuk dihet ende, ndërkohë që Marku shprehet se do t’i mbajë të informuar sportdashësit e tij përmes rrjeteve sociale.
Postimi i plotë: Për të gjithë ndjekesit e mi! Me vjen keq tju lajmeroj qe ndeshja e 30 janarit do riplanifikohet. Kam punuar me shume se kurre gjithe kete kohe edhe pse kam postuar pak. Per shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne nje date tjeter. Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri.