Sipas Piperos, pas 3 muajsh bota do të flasë ndryshe falë vaksinës

0
31

Në 1 janar, kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës, duke përmbyllur kështu marrëveshjen me Pfizer. Sipas përllogaritjeve të para pritet që të vaksinohen rreth 250 mijë qytetarë, duke nisur nga java e tretë e janarit.

Si do të ndikojë dhe sa shumë do të ndryshojë jetën tonë vaksina, duhet ende kohë për ta parë, por sipas epidemilogut Pëllumb Pipero pasojat do të vihen re ndjeshëm.

“Një pjesë nuk vaksinohen, një pjesë e kanë kaluar, fashat me përparësi, grupet e riskut, duke marrë në konsideratë edhe protokollin, edhe atë që ka krijuar imunitet, natyrisht që me 250 mijë vaksina të plota me dy doza, nuk do ta konsideroj të ezauruar problemin, por do ta relaksonin shumë sistemin shëndetësor te ne. Ulet intensiteti, agresiviteti, është goxha relaksuese.”-u shpreh, i ftuar në programin “Log”.

Ndër të tjera, Pipero tha se pavarësisht pikëpyetjeve, brenda 3 muajve bota do të flasë ndryshe dhe kjo falë vaksinës.

“Ka disa pikëpyetje të vogla për faktin se duhet të bëhet me dy injeksione, i pari nga i dyti ka një distancë 3-4 javë. Të gjithë shkencëtarët mendojnë se pas aplikimit të dozës së parë, antitrupat fillojnë të krijohen nga dita e 9. Duhet t’ka lëmë kohës si do të aplikohet, përsa kohë do të arrijë dhe do të zgjasë ky imunitet. Gjasat janë që vaksina të krijojë mbrojtje pas dozës së dytë dhe imuniteti të zgjasë për disa vite. Unë besoj se në tre muaj bota do të flasë ndryshe.

Nuk e presim mrekullinë vetëm nga vaksinimi. Do të na duhet që masat e tjera parandaluese, si maska të jenë prezente. Maska vazhdon të jetë e domosdoshme.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here