Covidi i mori të atin, Gent Zenelaj nxjerr fotot, edhe vetë në gjendje të rëndë i shtruar në spital

0
36

Pak ditë më parë, aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj humbi babanë e tij, pas infektimit me Covid-19, ndërsa lajmin e bëri vetë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë! Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shëngjin”, shkroi Genti.

Sot, aktori ka treguar se ai vetë ka luftuar gjithashtu me virusin që i mori njeriun më të shtrenjtë. Genti e quan të pabesë këtë sëmundje me të cilën luftoi 14 ditë, ndërsa i quan këto ditët më të vështira të jetës së tij.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi.sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë. Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për Spitalin American. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm ,i cili u kujdes për shendetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”- ka shkruar aktori krahas fotove në spital.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here