“Ishte 16 vjeçe”, Presidenti Meta rrëfen njohjen dhe përplasjet me Monika Kryemadhin: Jam kundër lënies së fushës bosh

0
80

Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer marrëdhënien me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi duke thënë se njohja e tyre nisi kur ishte 16 vjeçe. Në emisionin ‘Opinion’, Meta tha  mosmarrëveshjet mes tyre nuk mungojnë për shkak të bindjeve politike dhe një prej rasteve që Kryemadhi nuk e ka pyetur është djegia e mandateve.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Kur e keni takuar për herë të parë Monika Kryemadhin?
Meta: Atë ditë që shkova takova Musa Ulqinin.
Fevziu: Pse u lidhët me të?
Meta: Jam lidhur pas 2-3 vitesh. Ka qenë shumë interesante, sepse ajo ishte 16 vjeçe dhe mori përsipër të sillte më shumë njerëz nga të gjithë. Askush nuk e mori parasysh se kjo mund të ndodhte, por ndodhi që shkolla “Petro Nini” atë ditë la shkollën dhe erdhi në Pallat të Kongreseve.

Fevziu: Është e lehtë që në në një familje të dy të merren me politikë?
Meta: E lehtë nuk është, por kjo ka ndodhur natyrshëm nuk është e sforcuar.
Fevziu: Tani që ajo është drejtuese e LSI, keni mosmarrëveshje?
Meta: Gjithmonë kemi patur mosmarrëveshje në pikëpamjen e bindjeve, sepse të dy jemi shenja e dashit.
Fevziu: Kanë qenë të vështira këto vite me Monika Kryemadhin?

Meta: Të lehta s’kanë qenë, por kanë qenë të mbushura me ngjarje.
Fevziu: Ka ndodhur që s’ju pyet?
Meta: Ka ndodhur, siç ishte djegia e mandateve kur unë isha në Gjermani.
Fevziu: Vazhdoni të jeni kundër?
Meta: Jam kundër lënies së fushës bosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here