‘Në një detyrë si kjo duhet të punosh çdo ditë e çdo orë”, Olta Xhaçka i dorëzon detyrën Niko Peleshit: FA është familja ime

0
23

Ministrja e re e Punë të jashtme, Olta Xhaçka i ka dorëzuar ditën e sotme detyrën si ministër të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ajo shprehet se FA është familja e saj e cila ka dhënë kontibut të madh në vend, ndërsa shprehet se i gjithë stafi që ka bashkëpunuar me të, do të jenë njësoj ndihmues edhe ndaj Peleshit.

“Kur je në detyrë si kjo s’ke kurrë kohë ndaj çdo ditë e çdo orë duhet të punosh për të realizuar projektet që ke. Që kur të vijë dita të largohesh të jesh e qetë që ke merituar një resht në Forcat e Armatosura.

Forcat e Armatosura kanë një ardhme të ndritur përpara. FA janë familja ime, ku kam jo thjesht kolegë e bashkëpunëtorë, por edhe shumë miq të mirë . Falenderoj çdo kuadro e çdo efektiv e çdo punonjës të kësaj ministrie. Falenderoj shefin e Shtabit, gjeneral Bajramin, që ka qenë një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm. Falenderoj shumë Petro Koçin, kolegun e mikun e mirë, të përkushtuar e të papërtuar.

Jam e bindur qe Petro do te mbështesë po njësoj Nikon ashtu si edhe mua për modernizimin e FA. Ndihem mirë që së bashku ia kemi dalë të bëjmë punë vërtet të rëndësishme. Sot FA janë një institucion që gëzon respektin dhe admirimin e shqiptarëve. Pas tërmetit e pandemisë qytetarët shqiptarë kishin sigurinë që nuk do të ishin kurrë vetëm. Me reformat dhe ngritjen e AKMC kemi kontribuar për sigurinë e mirëqenien e qytetarëve.

Sot FA gëzojnë respektin dhe vlerësimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Efektivët tanë nga Afganistani në Letoni e në Egje kanë shkëlqyer me punën dhe profesionalizmin e tyre. Shqipëria ka përforcuar imazhin jo thjesht si shtyllë stabiliteti në rajon por edhe si një eksportuese e sigurisë. Në FA ka filluar të konsolidohet filozofia e profesionalizmit dhe meritokracisë.

Kemi bërë një punë të rëndësishme në momentet që kemi kaluar që nga tërmeti, zjarret, bllokimet nga dëbora, përmbytjet tregojnë se nuk i kemi lënë vetëm, ia dalë të japim një kontribut mjaft të madh. Djemtë dhe vajzat tona meritojnë mirënjohje të thellë sepse kanë përmirësuar imazhin e vendit”, tha Xhaçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here