Skandali/ Zemërohen punonjësit e kujdesit shëndetësor, VIP-at në Poloni hyjnë pa radhë dhe bëjnë vaksinën anti Covid në spital

0
23

Disa të famshëm kanë fituar përparësi në vaksinimin kundër Covid-19 në Poloni, shtet i cili nisi programin e vaksinimit që më 27 Dhjetor me punonjësit shtëndetësor e më pas me të mshuarit.

Ministria e shëndetësisë në Poloni ka nisur një hetim pasi qarkulloi në media lajmi se më 30 Dhjetor, rreth 18 persona të njohur, përfshirë aktorë dhe një ish kryeministër hynë në Spitalin Universitar Mjekësor të Varshavës dhe morën dozën e vaksinës.

Shumica e aktorëve që hynë pa radhë ishin midis moshës 60 dhe 70 vjeç. Pakënaqësia dhe zemërimi po përhapet në mesin e punonjësve të kujdesit shëndetësor, shumë prej të cilëve ende nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe çdo ditë rrezikojnë të infektohen me Covid. Ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski nuk hezitoi të thoshte se ndjen “neveri” nga skandali.

Pandemia ka goditur rëndë Poloninë, ku që prej fillimit të përhapjes së sëmundjes ka shënuar më shumë se 1.32 milion raste (+ 5.782 në 24 orët e fundit) dhe gati 30 mijë vdekje (+61 në orët e fndit). Rekordi i infeksioneve u arrit në 24 nëntor me mbi 32 mijë raste.

(A.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here