“Budallallëku nuk ka brirë”, Rudina Magjistari i kthehet me lezet ndjekëses që e ofendoi

0
21

Moderatorja shumë e dashur e ekranit shqiptar, Rudina Magjistari, së bashku me partnerin dhe vajzën e tyre kanë udhëtuar drejt Brezovicës, në Kosovë, ku kanë shijuar në maksimum dëborën.

Ata janë kënaqur me ambientin fantastik të dekoruar si në një përrallë magjike, teksa Mia luante në dëborë. Madje, ata ndërtuan edhe një plak dëbore dhe duket se e kanë shijuar në maksimum qëndrimin e tyre në Brezovicë.

Në InstaStory, Rudina ka ndarë jo vetëm video të Mias që luan në dëborë, por edhe foto me partnerin e saj, krah të cilit shfaqet shumë e lumtur.

Në një tjetër postim në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ka treguar se ka shijuar një gotë çokollatë të ngrohtë në motin e ftohtë të Brezovicës, mirëpo një ndjekëse ka lënë një koment jo fort të këndshëm. Asaj i është dukur i pakuptimtë veprimi i moderatores, madje ka kaluar në ofendime.

“Budallalleku nuk ka brire thote populli! Kush eshte ideja e kesaj videoje?”- shkruan ndjekësja, të cilës Rudina nuk është vonuar t’i përgjigjet.

Nëse mendonit se moderatorja do të revoltohej me këtë koment, e keno gabim! Ajo ka ruajtur qetësinë e saj pa e prishur aspak humorin dhe i është kthyer ndjekëses me fjalët: “Foli shkenca”! Epo, me qetësi me dashuri, siç duhet gjithmonë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here