Kosova siguron mbi 1.8 milionë vaksina

0
30

Kosova do të marrë 20 mijë dozat e parë të vaksinës anti-Covid-19 në muajin shkurt. Kryeministri Avdullah Hoti, tha se qeveria ka ndarë 40 milionë euro për sigrumin e vaksinës, ku për një pjesë të dozave janë arritur marrëveshjet. Ndryshe nga Shqipëria që ka siguruar vetëm rreth 500 mijë doza nga firma farmaceutike Pifzer, Kosova deri tani ka siguruar mbi 1.8 milionë doza.

“Dje janë konkretizuar 535 mijë vaksina me Pifzer, me Austrinë 600 mijë vaksina, 720 mijë me COVAX. Janë ndarë 40 milionë euro janë ndarë për vaksinën anti Covid-19. Presim që vaksinat e para të vijën në muajin shkurt”, ka thënë Hoti.

Sipas kryeministrit, të parët që do të vaksinohen do të jenë personeli shëndetësor dhe personat mbi moshën 65 vjeç, ndërsa lista e personave që do të vaksinohen do të publikohet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Synimi i qeverisë së Kosovës është të vaksinojë 20 mijë persona në ditë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa falënderoi kryeministrin Hoti për mbështetjen për sigurimin e vaksinës anti-Covid-19, shtoi se gjatë kësaj jave do të finalizohen edhe aspektet teknike me firmat farmaceutike.

“Këto punë dhe i gjithë ky angazhim është siguruar nga Avdullah Hoti. Siç e kemi bërë të ditur dje për sigurimin e vaksinave, kemi marr konfirmimin nga Pfizer për 500 mijë vaksina. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas shume negociatash. Gjatë kësaj jave do të finalizohen edhe aspektet teknike mes MSH-së dhe kompanisë. Dozat e para do të vijnë në muajin shkurt”, ka thënë Zemaj.

Drejtori i Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se çdo person i vaksinuar do të pajiset me kartelën e imunizimit./Oranews.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here