Mbështetësit e Trump mësyjnë brenda në Kongres, del jashtë kontrollit situata në Washington

0
58

Protesta në ShBA duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe ndërtesa e Kapitolit është në duart e mbështetësve të Trump. Siç shihet dhe në videot e mediave ndërkombëtare, protestues të shumtë ndodhen aktualisht brenda ambienteve të Kongresit në Washington.

Dyert e Shtëpisë janë mbyllur dhe një alarm emergjent nga policia e Kapitolit sapo transmetoi të njëjtën gjë, raporton cnn.

“Për shkak të një kërcënimi të brendshëm në ndërtesë, strehohuni në zyrën më të afërt dhe qëndroni të qetë”, njoftoi policia e kryeqytetit amerikan, Uashington.

Policia e Capitol Hill po bllokon gjithashtu këdo që të lëvizë nga ndërtesat e zyrës së Senatit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA. Ka tunele nëntokësore që lidhin ndërtesat e zyrave me ndërtesën e Kapitolit që senatorët, stafi dhe gazetarët përdorin për të udhëtuar para dhe prapa.

Kjo ka bërë që të reagoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump duke pohuar se “Kjo është e gabuar dhe ne nuk jemi këta”.

Ai u bëri thirrje demonstruesve të jenë paqësorë “dhe të përdorin të drejtat tuaja të amendamentit të parë”. Ndryshe, Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here