Reshjet e shumta, rritet me 5.80 cm niveli në lumin Buna, uji bllokon rrugën për Obot

0
122

Gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm.Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartesisë së ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë.

Ujësjellësi nr. 1 në Obot nuk mund të vihet në punë për shkak të prezencës së ujit që e rrethon.Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë.

Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Oboti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here