Sfidon Ferrarin dhe Lamborghinin, prodhohet makina shqiptare që do të mbajë emrin “Illyrian Pure Sport”

0
66

Një makinë me pronar shqiptar, pritet që të dalë në treg dhe të sfidojë edhe kompanitë më të mëdha të mjeteve. Pronari, Qëndrim Thaçi thotë se makina do të dalë në shitje këtë verë, dhe mjeti nuk ka vetëm emrin shqiptar, por “edhe në dizajn duket që ka detaje mesdhetare, modeli është shumë shqiptar”.

Ai tregon në “Shqipëria live” se interesi i njerëzve është i lartë dhe deri tani 3 persona e kanë porositur, 2 prej të cilëve janë shqiptarë. Pronari i “Illyrian Pure Sport” ka në plan të prodhojë 75 makina.

“Dua të shkruaj histori, Ferrari deri tani ka shitur në bazë të historisë së vetë, unë dua që edhe ne të nxjerrim për mirë emrin tonë”.

Modelet që ai tregon duken mjaft luksoze, me 840 kuaj fuqi dhe do të kenë vlerën 280 mijë euro. Të shikojmë nëse do të ketë blerës nga Shqipëria dhe ne të shohim nga afër këtë makinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here