Do hapte tre emisione në Shqipëri, Baton Haxhiu bën sherr me drejtuesit e televizionit, i ”priten” planet në mes

0
30

Baton Haxhiu u zhvendos në Shqipëri disa javë më parë me një projekt të ri në televizionin ABC News. U tha se gazetari dhe analisti nga Kosova do të sillte një emision të ri çdo të enjte, në orën 21:00, me tema kryesisht politike dhe me të ftuar.

Në qarqet gazetareske kjo u komentua si një sfidë direkte që Baton Haxhiu do t’i bënte gazetarit të njohur dhe moderatorit të emisionit “Opinon”, Blendi Fevziu.

Ky nuk ishte i vetmi projekt që do të sillte Baton Haxhiu, pasi nga televizioni u njoftua se kishte gati edhe dy programe të reja. Teksa asnjë prej projekteve të Baton Haxhiut nuk u bënë publike, doli në skenë një tjetër lajm se gazetari ishte në bisedime për të kaluar në një tjetër televizion.

Pak ditë më parë në disa portale u publikua lajmi se Baton Haxhiu do të shfaqej në janar në Euronews Albania, që drejtohet nga Ilva Tare. Mësohet se gazetari i njohur bashkë me Andi Bushatin kanë lidhur kontratë me këtë televizion për t’u shfaqur 3 herë në javë.

Por kjo lëvizje e dyfishtë e Baton Haxhiut nuk është pranuar nga drejtuesit e AbcNews. Ndarja me televizionin e kthyer së fundi në gjeneralist nuk ka qenë edhe aq e mirë. Burime pranë televizionit bëjnë të ditur se Baton Haxhiu është shkarkuar nga drejtuesit e këtij televizioni edhe si anëtar bordi.

Jo vetëm kaq, por Baton Haxhiut i janë ndërprerë edhe transmetimet televizive të emisioneve që kanë qenë përgatitur më herët prej tij. Kështu që, më shumë gjasa, Baton Haxhiun do ta shohim vetëm te Euronews Albania me Andi Bushatin./ Marre nga MAPO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here