Kryeministri i Kosovës hap instagram, komenti i parë i vjen nga Kallashi. Ja se çfarë i kërkon publikisht Hotit

0
61

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se do të jetë aktiv edhe në rrjetin social instagram. Hoti ka hapur llogari zyrtare në instagram, e aty ka pasur një koment insteresant nga një yll i showbizit.

Hotit i ka komentuar këngëtarjaDonjeta Kosumi – e njohur si Kallashi. Duket se ndër ndjekësit e parë të Hotit në instagram është Kallashi.

Ajo i ka thënë Hotit “Ktheje follow, mos u bë interesant”.

Edhe pse Kallashi i ka thënë Hotit që t’ia kthejë ‘follow’, duket se ajo nuk ka qëndruar mjaftueshëm besnike në këtë çështje.

Del se vet Kallashi nuk është duke e ndjekur Hotin në Instagram. Ky koment mund të jetë edhe një formë suporti nga ana e Kallashit për Hotin që sapo është bërë aktiv tashmë edhe në Insagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here