Ahmetaj, Balluku, Mazniku e Fuga darkojnë me Samir Manen te Nusreti në Dubai, ‘BOSSI’ i Burj Khalifa i bën bashkë

0
34

Një delegacion prej 18 personash nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë kanë udhëtuar drejt Dubait për takime zyrtare.

Dosja.al ka siguruar një video ku shihet se darka zyrtare e kabinetit të qeverisë shqiptare, i ka bashkuar ministrin Arben Ahmetaj, Arbjan Maznikun, Belinda Ballukun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, në restorantin e njohur në të gjithë botën “Nusret”.

Burime nga qeveria bëjnë me dije për Dosja.al se anëtarët e qeverisë Rama u nisën drejt Dubait për takime me zyrtarë të vendit, mes tyre edhe me pronarin e EMAAR, biznesmenin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.

I ftuari i Alabbar ka qenë edhe biznesmeni Mane dhe darka ka bashkuar miliarderin me Ahmetajn, Maznikun, Ballukun, Fugën dhe zyrtarët e tjerë shqiptarë. Sheiku Mohamed Ali Alabbar është personi që do të investojë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj kanë firmosur në fund të muajit nëntor një marrëveshje në Abu Dhabi për ndërtimin e 2000 shtëpive të reja, në Durrës dhe Spitallë nga fondet e Emirateve të Bashkuara me Mohamed Ali Alabbar.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here