‘Lajm i mirë’, Edi Rama: Nesër nisim vaksinimin anti Covid

0
64

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot në mbrëmje lajmin e mirë se Shqipëria nis nesër fushatën e vaksinimit anticovid.

“LAJM I MIRË. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19
#ShqipëriaBuzëqesh”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Rama i cili po ashtu e dha vetë në ditën e parë të këtij viti lajmin e sigurimit të vaksinës nga kompania Pfizer, u shpreh se vaksinimi do të niste javën e tretë të janarit me personelin shëndetësor e mësuesit.

Por i gjendur përballë një situate të vështirë me përmbytjet në vend ku qindra ha tokë ndodhen nën ujë dhe shumë banesa e rrugë të shkatërruara kanë lënë në vështirësi mijëra banorë, me sa duket ka shtuar përpjekjet e qeverisë për të mbyllur më herët një punë të mirë.

Kryeministri nuk ka dhënë detaje se kur si dhe kush do të vaksinohet, por me sa duket detajet do t’ja lërë si gjithmonë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here