Përmbytjet/ ”Lavdi Zotit për momentin jemi në rregull”, Rama shmang veriun dhe shfaqet në Fier: Apokalipsi mund të ndodhë dhe në mes të Parisit

0
26

Kreu i qeverisë Edi Rama pas axhendës disa ditore që kishte jashtë vendit, është kthyer në Shqipëri, në një kohë kur shumë qytete janë duke u përballur me motin e keq dhe me pëmbytjet. Rama ka shkuar sot në Çerven të Fierit, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi, ku vlerësuan punën që sipas tyre kanë bërë vetë për pastrimin e kanaleve kulluese.

“Problemet e djeshme në zonën Shkodër-Lezhë faktikisht sot duket që ka funksionuar gjithë sistemi i kanalizimeve sepse uji është tërhequr. Sepse është si puna e lavamanit. Kur i fut super presion ai mbushet. Sfida është se lumi i egër të bën hatanë. Lavdi Zotit për momentin jemi në rregull. Tani nëqoftëse ndodh një Apokaliops edhe ndodh! Sepse ndodh mes Parisit, mes Gjermanisë, mes Londrës”, tha kryeministri Rama.

“Falë punës së madhe të bërë disa vjet rresht në pastrimin e kanaleve të bllokuara me dekada, sistemimin e magjistraleve të tyre me skarpate betoni, si edhe punës së përbashkët me Forcat e Armatosura në forcimin e në ngritjen e kuotës së argjinaturave, po kalojmë me sukses testin e rreshjeve masive, të cilat në kohë të tjera do kishin sjellë përmbytje masive banesash, mbytje bagëtish dhe kërcënim serioz për jetën e njerëzve!

Kjo zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati, e marrë përpara mijëra banesa, është një provë shembullore e punës së bërë me vite për një ditë të keqe”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here