Rama nga Vau Dejës sulmon Bashën: Erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, tregoi edhe njëherë karakterin e dobët

0
62

Kryeministi Edi Rama ka vijuar me vizitat në qyetet e përmbytura, pas Lezhës dhe Shkodrës këtë herë në Vau Dejë.

Rama shprehet se është fakt se me këtë intensitet të reshjeve të shiut të këtyre ditëve, nuk kemi mijëra njerëz të larguar nga banesat, por vetëm dëme minimale.

Kreu i Qeverisë ka sulmuar edhe kreun e PD-së Lulzim Basha duke thënë “keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore”.

“Vau Dejës – Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës, si edhe të bëhet fare kollaj dallimi mes keqmenaxhimit e keqqeverisjes dhe mirëmenaxhimit e mirëqeverisjes

* fakti është se me superintensitetin e reshjeve të këtyre ditëve, nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evaukuuara, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër, ku edhe qyteti u mbush me varka, po kemi një situatë krejt tjetër, me dëme minimale, edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy herë më i lartë se në 2010

***keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore,” shkruan Rama në postimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here